Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet ta konsiderojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse “është e mundur që tjetra të mos jetë më e mirë se e fundit”.
Për gazetën Nova, ajo tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën e përparimit”.
“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha Cramon, kur është pyetur nëse marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet deri në fund të vitit 2024.
Ajo vlerësoi se Serbia sot është “më e largëta e mundshme që nga viti 2000”, larg Bashkimit Evropian.
“Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, shtoi ajo. /Albanianpost.com