Është arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka kryer veprën ‘Vjedhje e rëndë’.
E dyshuara kishte shkuar në banesën e viktimës dhe i kishte vjedhur kuletën në të cilin gjendeshin 12,800 euro, si dhe disa dokumente tjera.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë rreth orës 17:30. /GazetaSinjali