Vlera e Bitcoinit po bie ndjeshëm, brenda një jave zhvlerësohet me 20 për qind

Vlera e Bitcoinit ka vazhduar të bjerë duke arritur në 25 mijë dollarë.

Sipas CoinMarketCap, kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë për 20 për qind, brenda një jave.

Aktualisht Bitcoin po tregtohet me 25 mijë e 196 dollarë, një rënie prej rreth 10 për qind për 24 orë.

Vlera aktuale e Bitcoinit | Burimi: CoinMarketCap

Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie. Bitcoin përbën rreth 50 për qind të tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 475 miliardë dollarësh.

Ethereum gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 30 për qind në javën e fundit.

Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse. /Telegrafi/

Read Previous

Mbretëresha Elizabeth thyen rekordin botëror, për çfarë bëhet fjalë?

Read Next

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Serbia qëllimshëm po e zvarrit dialogun