Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka mbërritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në takimin e 3-të të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, ku vendet e rajonit pritett të mbështesin Kievin në luftën kundër agresionit rus.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, poashtu ka udhëtuar për në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
Në samitin në Dubrovnik do të jetë edhe Aleksandar Vuçiq , sipas informacioneve jozyrtare, ndonëse presidenti fillimisht dërgoi ministrin e tij të punëve të jashtme, Marko Gjuriq, të përfaqësojë Serbinë si përfaqësuesin më të lartë të saj.
Për këtë arsye, Deklarata e Dubrovnikut, e cila do të nënshkruhet nga kryeministri Andrej Plenkoviç , presidenti Volodimir Zelenski dhe 12 kryeministra të vendeve të Evropës Juglindore, është dashur të ndryshohet në minutën e fundit për të përfshirë emrin dhe mbiemrin e Aleksandër Vuçiç si një nga nënshkruesit e deklaratës./Indeksonline/