Policia e Kosovës ka raportuar se më datë 31.10.2021 rreth orës 15:00 ankuesi, Imami i xhamisë ka deklaruar se pasi kishte thirrur ezanin në xhaminë “Haxhi Imeri” në Gjakovë ka vërejtur se arka e cila ndodhej në xhami ishte e thyer dhe mungonin paratë që ishin brenda arkës.
Ankuesi ka shtuar se në dhomën e abdesit ndodhej një person i pa njohur për të cilin ai dyshonte, mirëpo nuk kishte mundur ta identifikonte. Vlerën e parave që ishin vjedhur ankuesi nuk e din.
Në vendngjarje ka dalur njësia e hetimeve, ku është njoftuar Prokurori i shtetit.
Hetimet në vijimësi, tha për TV Syri, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj