Vizita e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë, kjo është agjenda

Të martën dhe të mërkurën për vizitë në Prishtinë do të qëndrojnë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar si dhe i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Escobar dhe Lajçak gjatë qëndrimit në Prishtinë do t’i takojë liderët e shtetit dhe liderët e partive opozitare.

Emisarët për dialogun Kosovë-Serbi do të takojnë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës si dhe liderët e serbëve në Kosovë.

Takimi i presidentes Vjosa Osmani do të mbahet sot në orën 16:30.

Ndërkaq, Me liderët e partive opozitare, Escobar do të zhvillojë një darkë pune e cila organizohet nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

/Telegrafi/

Read Previous

Sa pjesëtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë aktualisht?

Read Next

KOMF-i: Mos i shkelni të drejtat themelore të fëmijëve