Vizita e Ambasadorit të Gjermanisë Rohde L Pris dhe Francës Olive Guerot në Zyret Axians në Gjakovë: Një Dritare në Botën e Punës sonë dhe Projekteve të Ardhshme

Në një ngjarje të rëndësishme për shoqërinë tonë, një dritare e rëndësishme u hap në datën 27 Korrik, 2023, kur ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë u takuan me Burim Mirakaj, në zyrat tona në qytetin e Gjakovës.  

Burim Mirakaj, Drejtori i Përgjithshëm VINCI Energjitë D A CH & CEE TIK 

Burim Mirakaj është përgjegjës në rolin e tij si Drejtori i Përgjithshëm VINCI Energjitë D A CH & CEE TIK të grupit ndërmarrësor dhe strategjinë inorganike të rritjes. Ai i raporton Dr. Reinhard Schlemmer, Drejtor Gjeneral i VINCI Energies Europe East. Burim Mirakaj është gjithashtu kryetar i bordit ekzekutiv të Axians Gjermani (VINCI Energies Deutschland ICT GmbH), kryetar i bordit të drejtorëve të Axians Schweiz AG, Actemium Schweiz AG, Axians GNS AG dhe anëtar i bordit të drejtorëve të VINCI Energies Schweiz AG. 

Kjo vizitë e veçantë e tyre u organizua për të njohur më shumë me veprimtarinë tonë të telekomunikacionit, por gjithashtu për të shijuar një pamje të brendshme të objektit të ri në ndërtim, që synon të jetë akademia jonë e planifikuar e cila gjithashtu do te kete si bazë fushen e telekomunikacionit. 

Ambasadorët u mirëpritën me një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse nga. Burim Mirakaj se bashku me stafin e përgjegjshëm dhe të përgatitur, ishin në dispozicion për t’u siguruar që vizita e tyre të ishte e suksesshme dhe e kënaqshme. 

Në hapat e para, ata u njohën me ekipet tona të punës dhe fushat e veprimtarisë tonë. Ambasadorët vunë re punën e palodhshme të stafit tonë dhe përparësitë e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun vendas dhe rajonal. Përvojat e pasura dhe ekspertiza e punonjësve tanë dëshmuan përkushtimin tonë ndaj shërbimit të klientëve dhe ndikimin pozitiv në komunitetin lokal. 

Gjithashtu, ata ishin të impresionuar nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në shërbimin tonë dhe ndërveprimin efikas me klientët. Ambasadorët theksuan rëndësinë e inovacionit dhe teknologjisë së lartë për zhvillimin e qëndrueshëm të një kompanie dhe promovimin e saj në tregjet ndërkombëtare. 

Pas njohjes së punës sonë aktuale, ambasadorët morën një shans për të vizituar objektin e ri që është në ndërtim, i cili është akademia e planifikuar e kompanisë sonë. Kjo akademi synon të sjellë trajnime të specializuara dhe zhvillim profesional për punonjësit tanë, si dhe për profesionistët e tjerë të industrisë. Akademia është një projekt ambicioz që do të ndikojë thellësisht në rritjen e kapaciteteve tona dhe kualifikimet e punonjësve tanë dhe po ashtu do të cilësohet edhe si qendra e infrastrukturës së ndërtimit dhe telekomit. 

Gjatë vizitës në ndërtim, ambasadorët u njohën me planin e detajuar të akademisë dhe ekipin që punon me zell për ta bërë këtë projekt të jetës. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për përpjekjet tona të ndërmarrura në fushën e arsimit dhe trajnimit të fuqishëm. Një akademi e tillë e planifikuar do të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e aftësive të punonjësve dhe rritjen e kapaciteteve tona inovative. 

Vizita e ambasadorëve ishte më shumë se një rast shënjues për ne. Ajo dha mundësinë për të prezantuar punën tonë, vlerat tona dhe qëllimet tona të ardhshme. Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë lajmëruan se kishin përshtypje të shkëlqyera nga kjo eksperiencë e rrallë dhe u shprehën të interesuar për të vazhduar shkëmbyer informata të metutjeshme me kompaninë tonë në të ardhmen. 

Kjo vizitë ka nxitur stafin tonë dhe na ka dhënë motivim të shtuar për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt suksesit dhe përmirësimit të qëndrueshëm të kompanisë sonë. Besojmë se kjo do të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm dhe të frytshëm me ambasadorët dhe vendet e tyre, duke hapur dritaren për një të ardhme të ndritshme dhe të begatë. 

Read Previous

Ambasadori i Turqisë në Kosovë: Nuk ka zgjidhje ushtarake për çështjen e veriut

Read Next

Dembele i thotë ‘PO’ Parisit