Vitin e ardhshëm shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetin edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Alsat.mk/

Read Previous

Vjen reagimi i Shaqirit pas fitores së Zvicrës ndaj Spanjës

Read Next

​Brenda 10 ditësh Kosovën do ta vizitojnë dy figurat më të rëndësishme të futbollit dhe basketbollit botëror