Vitia viziton QKUK-në, takon Bordin dhe drejtorin e ShSKUK-së

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka kërkuar sot takim me Bordin dhe drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së.

Kjo është vizita e parë e Vitisë në SHSKUK, pas rizgjedhjes në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

SHSKUK aktualisht po përballet me fluks të madh të pacientëve të sëmurë me Covid-19, raporton Shneta.

Kjo situatë e ka detyruar menaxhmentin të ndërpresë shërbimet elektive dhe të vendos klinikat interne në shërbim të pandemisë.

Nga kryeministri Albin Kurti janë paralajmëruar masa, por ende nuk dihet se çfarë masa do të rekomandojë MSH./Ekonomiaonline

Read Previous

Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit

Read Next

Si do të duket qyteti i parë në Mars?