Vitia tregon masat e reja anti-COVID nga e premtja, thotë se do të angazhohen edhe 1 mijë punonjës shëndetësorë

Pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka shtrënguar masat për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar gjatë konferencës për medie se do të shtohen ekipet e vaksinimit, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësor nëpër sektorë të ndryshëm.

Ai u shpreh se kanë marrë miratim nga Ministria e Financave që të shtojnë resurset njerëzore, në mënyrë që të jenë të përgatitur.

“Do të rekrutojmë me procedura sa më të shpejta 1 mijë punonjës shëndetësor në SHSKUK, në IKSHPK, ne inspektorat e vende të tjera”, tha Vitia.

Vitia u shpreh se “Qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për marrjen e masave kufizuese që do të prekin disa sektorë, por që janë të dosmosdoshme”.

“Arsyeja pse masat kufizuese do të merren në këta sektorë është sepse është evidente që shpërndarja e virusit po vjen nga grumbullimi i madh dhe mos-respektimi i këtyre masave”, tha Vitia.

Vitia konfirmoi se ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë të shtunave. /Telegrafi/

Read Previous

Pa u vaksinuar nuk mund të pini më kafe në Kosovë

Read Next

​Inaugurohet sistemi VAR në futbollin kosovar