Vitia në klinikën e Gastroenterologjisë: Kërkesat e qytetarëve për shërbim janë rritur, stafi t’i adresojë të gjitha

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë vizitës së tij në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji është informuar se janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime.

Përmes një komunikate për media nga MSH-ja është thënë se për 6 muaj janë realizuar mbi 1 mijë gastroskopi.

“Nga drejtoresha e kësaj klinike, Dr Fitore Komoni, Ministri Vitia u njoftua se në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime. Sipas raportit të punës, përgjatë 6 mujave të parë të këtij viti, janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi”, thuhet në komunikatë.

Vitia, paraqiti edhe një kërkesë ndaj punonjësve shëndetësorë.

“Ai kërkoi nga stafi udhëheqës që t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta”.

/albanianpost/

Read Previous

Njihet si një nga zonat më të rrezikshme në botë, çfarë dimë për Zonën e Demilitarizuar midis dy Koreve?

Read Next

“Moment i rëndësishëm për MB-në”, zbulohen pasaportat e para që mbajnë emrin e Mbretit Charles