Hulumtuesi i politikave sociale, Artan Mustafa, ka publikuar në profilin e tij në “Twitter” disa të dhëna interesante për Shqipërinë e vitit 1927.
Mustafa në të dhënat që ka shpërndarë, të cilat janë të bazuara në shkrimet e Mid’hat Frashërit, tregon se në këtë vit në Shqipëri kanë qenë 102 mjekë, pesë spitale dhe jepeshin shërbime shëndetësore për 72 mijë e 242 persona.
Po ashtu, në këtë libër thuhet se gjendja në Kosovë sa i përket mjekëve ka qenë e keqe.
“Në vitin 1927, Shqipëria kishte 102 mjekë, 5 spitale dhe ofronte shërbime shëndetësore për 72.242 persona. Shënon Mid’hat Frashëri (Instituti “Lumo Skëndo”, 2018, Vëll. III, 614”, ka shkruar Mustafa./Sinjali/
In 1927, Albania had 102 doctors, 5 hospitals, and provided healthcare services to 72,242 people. Mid’hat Frashëri notes (“Lumo Skëndo” Institute, 2018, Vol. III, 614): pic.twitter.com/kPePtqwpKN— Artan Mustafa (@ArtanMustafa5) July 24, 2022