Vini Jr i pandalshëm, Real Madridi në çerekfinale

Real Madridi e ka mposhtur për herë të dytë Manchester Cityn për vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 3:0 në Madrid javën e kaluar, Reali fitoi 2:1 të martën mbrëma në Manchester. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 e eliminoi Cityn në një të tetën e finales.

Gjiganti anglez megjithatë ia doli të barazojë rezultatin në 1:1. Erling Haaland shënoi në minutën e 41-të.

Me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën, madrilenët e menaxhuan lojën dhe mbajtën rezultatin e barabartë deri në minutat shtesë. Vinicius Junior e shënoi golin e fitores në minutën e 93-të, kur tashmë dihej që Madridi do të jetë skuadra e kualifikuar./koha.net

Read Previous

DASH: Ambasadat të përgatiten për kërcënime nga Irani

Read Next

Heqja e masave të BE-së, kryediplomati shqiptar: Kapitull i ri drejt rrugës evropiane të Kosovës