Vieri përgëzon kampionët e Italisë: Interi ishte skuadra më e fortë këtë sezon

Christian Vieri, ish-sulmues i Interit, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për titullin e fituar nga zikaltërit ndaj Parmës: “Interi ishte skuadra më e fortë këtë sezon. Në disa momente ka luajtur futboll të madh”.

Ai shtoi se kampionati ishte i fortë me disa pretendentë në garë: “Tri skuadra në luftë për titull, Milani për një kohë të gjatë i dyti dhe Napoli sërish konkurrues. Gjithsesi, bravo Allegrit që mori një skuadër larg kreut dhe pak fat i keq për Conten”.

Për trajnerin Chivu u shpreh pozitivisht: “Ka qenë shumë i mirë, sepse e riktheu menjëherë skuadrën zikaltër në krye, pas goditjeve të pranverës së kaluar. Nuk ishte e lehtë mendërisht, por ka ide të mira dhe personalitet. Ka treguar menaxhim të mirë të rotacionit dhe nuk ka frikë t’iu besojë të rinjve”.

Për Pio Espositon tha: “Ka ende shumë rrugë për të bërë, duhet të përmirësohet në çdo aspekt, por ka cilësi shumë të rëndësishme”. /Telesport.al/

Read Previous

Shqipëria forcon pozitën në tregun rajonal të energjisë

Read Next

Pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit pas aksidentit tragjik