VIDEO/ Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Britani

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në Great Yarmouth të Britanisë së Madhe, pavarësisht shumë ditëve për ta çaktivizuar atë. Mësohet se zhurma nga shpërthimi ka qenë e fuqishme, ndërsa disa ndërtesa kanë pësuar dëme të vogla materiale.

Momenti i shpërthimit është regjistruar me dron policia britanike, e cila ka njoftuar se nuk ka të lënduar. Bomba, rreth një metër e gjatë dhe me peshë rreth 250 kg, u zbulua në Southtoën Road nga një kontraktor që po punonte në ndërtimin e një ure të re mbi lumin Yare.

Puna për çaktivizimin e bombës, e cila ndodhej pranë dy tubacioneve të gazit, ka vazhduar që nga e marta. /abcnews.al

Read Previous

KQZ ua mundëson kandidimin edhe partive që nuk u certifikuan për zgjedhjet e dhjetorit në veri të Kosovës

Read Next

Napoli nuk heq dorë nga Broja, synon transferimin e shqiptarit në verë