Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës.
Pamjet e këtij rasti i ka publikuar kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Aty shihen disa persona, në mesin e të cilëve vetë Rahimaj, pastaj Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, që shihet teksa shtyn bashkë me Rahimajn një person i cili deri në këto momente nuk është identifikuar.
Po ashtu, edhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu shihet në pamje.
Në video dëgjohet edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur me zë të lartë.
“…s’ki të drejtë as ti…. shumica ka me votu”, dëgjohet mes tjerash të thotë Lladrovic.
Ramihaj, në postimin e tij në Facebook, tha se Asociacioni i Komunave ka degraduar në tërësi.
“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellë Kuvendin e AKK”, tha kreu i Kamenicës.
Ndër të tjera, ai pretendoi se në këtë kuvend vjetor të AKK-së “u tentua të kontrabandohen proces të rëndësishme si: 1. Mungesa e transparencës, 2.Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut te Kosovës në AKK, 3.Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV”.
“Në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK”, shkroi Kadri Rahimaj. /Klankosova.tv