VIDEO/ Një 42-vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat pas 222 orësh

Një grua 42-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Kahramanmaras sot, gati 222 orë pas tërmeti vdekjeprurës  që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Pamjet televizive tregojnë shpëtuesit duke mbajtur gruan, të quajtur Melike Imamoglu, në një barelë dhe duke e dërguar atë në një ambulancë.

Kujtojmë se gjatë natës një grua 77-vjeçare , Fatma Gungor, është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese shtatëkatëshe në qytetin e Antiyaman, rreth 212 orë pas tërmetit të parë.

Që nga tërmeti i 6 shkurtit, deri më tani në Turqi kanë humbur jetën 35.418 persona, ndërsa në Siri kanë vdekur mbi 5.814.

/abcnews.al

Read Previous

Elon Musk dhuron rreth 2 mld dollarë aksione të Tesla-s për bamirësi

Read Next

Zyrtari i lartë i NATO-s: Siguria në Ballkanin Perëndimor, faktor për stabilitetin në Evropë