VIDEO/ Nën urdhërat e Pochettino, Armando Broja stërvitet me ekipin

Pak ditë më parë, Chelsea zyrtarizoi ardhjen e trajnerit të tyre të ri, Mauricio Pochettino. Ditën e djeshme, skuadra “blu” zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e argjentinasit Pochettino.

Në këtë seancë nuk mungoi as prania e Armando Brojës. “Bomberi” shqiptar kreu ushtrime në palestër me grupin dhe më pas doli në fushën e blertë.

Sulmuesi kuqezi mungoi për një kohë të gjatë pas operacionit që kreu në gjurin e djathtë dhe tashmë është duke punuar fortë për të gjetur formën e tij më të mirë fizike dhe teknike.

E ardhmja e Brojës nuk dihet ende nëse do të jetë me Chelsea, por padyshim që sulmuesi i kombëtares shqiptare është duke u përpjekur të bindë trajnerin argjentinas./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Tensionet në veri, Lajçaku pritet të takohet edhe me Bislimin

Read Next

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet të premten për tensionet e rritura në Bregun Perëndimor