Shtetet e Bashkuara (USMNT) mundën Meksikën 3-0 të enjten mbrëma për të arritur në finalen e Ligës së Kombeve të CONCACAF kundër Kanadasë, por ndeshja pati kaos.
Katër lojtarë u përjashtuan dhe ndeshja u ndërpre nga arbitri pas thirrjeve të përsëritura homofobike.
Gjyqtari gjithashtu tregoi tetë kartonë të verdhë, tifozët hodhën birra në fushën e lojës dhe fanella e Weston McKennie u gris.
USMNT dhe Meksika përfunduan secila me nëntë lojtarë pasi McKennie, Sergino Dest, Cesar Montes dhe Gerardo Arteaga morën kartonë të kuq në pjesën e dytë.
César Montes kicks out at Folarin Balogun and gets a red card. Things escalate and Weston McKennie is sent off too. 😲
10 vs. 10 for the remainder of the match. pic.twitter.com/zkZe8nKDUe— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) June 16, 2023
“Këto janë lojëra rivaliteti. Këto janë ndeshje derbi. Gjëra të tilla ndodhin në mbarë botën dhe në asnjë mënyrë nuk jam i turpëruar”, tha B.J. Callaghan pas ndeshjes së tij të parë si trajner i përkohshëm i SHBA.
Loja u ndërpre në minutën e 90-të për shkak të thirrjeve homofobike. Kur aksioni rifilloi, u sinjalizuan 12 minuta shtesë, por thirrjet e rifilluara bënë që Barton ta mbyllte ndeshjen në minutën e tetë. FIFA gjobiti Meksikën me 100,000 franga zvicerane në janar për thirrjet kundër homoseksualëve nga tifozët në dy ndeshje.
“Për sa i përket këngës, dua ta bëj shumë të qartë para së gjithash, për besimet dhe kulturën tonë, ajo nuk ka vend në lojë”, tha Callaghan. “Nuk ka vend në sistemin tonë të vlerave”.
Tifozët e Meksikës janë përfshirë në brohoritje homofobike, veçanërisht një këngë që përdor fjalën “puto”, një sharje kundër homoseksualëve në spanjisht, gjatë ndeshjeve dhe federata e tyre ka marrë dënime të ashpra si rezultat.
Weston McKennie 🟥
Sergino Dest 🟥
They will both be unavailable for the Concacaf Nations League Final. 😲 pic.twitter.com/lLtnLh0qYA— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) June 16, 2023
/Albanianpost.com