Një banore e Floridës regjistroi një video kur hasi diçka të pazakontë – një kangur që kërcente në mes të një rruge.
Kaila Mullins kapi pamjet e kafshës duke kërcyer nëpër rrugën Hickory Tree në St. Cloud të hënën, transmeton Telegrafi.
“Duhet të ketë qëndruar atje për një ose dy minuta të plota, duke kërcyer para meje, duke mos dashur të shkojë askund përpara se të largohej dhe të nisej drejt një gardhi për të hyrë në tokën bujqësore”, tha Mullins.
Komisioni i Ruajtjes së Peshqve dhe Jetës së Egër të Floridës tha se autoritetet janë në dijeni të një kangur të lirë në zonë, por pronari i tij nuk është identifikuar ende.
Shteti mban të dhëna për të gjithë pronarët e kangurëve dhe kafshëve të ngjashme ekzotike, por ende nuk ka përcaktuar nëse kanguri iku nga një pronar i licencuar. /Telegrafi/