VIDEO | Ferrari zbulon makinën për Çmimin e Madh të Miamit

Ekipi i Ferrarit ka zbuluar makinën për Çmimin e Madh të Miamit 2025, duke lënë mënjanë të kuqen karakteristike, për të kujtuar një nga episodet më kurioze të historisë së saj shumë të gjatë në Formula 1, Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të vitit 1964.

Në përvjetorin e mbërritjes së “HP”-së si sponsori kryesor i Ferrarit, një veprim që nuk i pëlqeu shumë tifozëve për shkak të mënyrës se si ngjyrat e saj të korporatës (blu dhe e bardhë) përplasen me ngjyrën zyrtare të kuqte të makinës së saj F1, marka italiane po del me një ngjyrosje blu dhe të bardhë për herë të parë në më shumë se 60 vjet.

Një ngjyrim i tillë në makinën e Ferratit u përdorë për hërë të parë në vitin 1964, kur Enzo Ferrari, themeluesi dhe presidenti i markës, i shpalli luftë të hapur federatës italiane të sporteve motorike, pas një përplasjeje mes tyre.

Të lyer me blu dhe të bardhë, që simbolizojnë flamurin amerikan, dy modele “158” iu dhanë John Surtees dhe partnerit të tij, Lorenzo Bandini, për të garuar në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

Falë dy vendeve të dyta, John Surtees u kurorëzua kampion bote në Formula 1 edhe pse kishte më pak pikë se Graham Hill. Kjo për shkak të sistemit të vjetër të pikëzimit, i cili numëronte vetëm rezultatet më të mira të secilit pilot.

60 vjet pasi Enzo Ferrari riktheu ngjyrën, ekipi që mban emrin e tij po përkujton titullin e gjashtë të kampionatit si pilot (dhe titullin e dytë si konstruktor) me një ngjyrosje blu dhe të bardhë që me siguri do t’i impresionojë tifozët. /Albanianpost.com

Read Previous

Rama: Rrisim pagën minimale në 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro

Read Next

Yamal dhe Raphinha vendosin rekord në Ligën e Kampionëve