Eliminimi i Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Katar 2022 nga Franca (2-0) nuk është pritur mirë nga tifozët e vendit afrikan.
Shumë tifozë të marokut që banojnë në Francë, kanë dal në rrugë pas humbjes duke shkaktuar trazira të shumta në qytete si Parisi, Nice dhe Montpellier.
Ndërsa në Rue de la Mosson, një qytet në jug të Francës, pati dhe një vdekje në radhët e tifozëve maroken. Një djal 14-vjeçar mësohet se ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë e një tifozi francez.
Turma e tifozëve maroken thuhet se ka sulmuar një burr i cili kishte vendosur flamurin francez në makinën e tij dhe në momente paniku, ai ka ndërruar korsinë duke marrë nën rrotat e makinës 14-vjeçarin. Autoritetet konfirmuan se ai u transferua në një spital aty pranë, por më vonë vdiq.
Skenat në qytetet franceze përfshinin tifozët duke sulmuar njëri-tjetrin dhe duke u vënë zjarrin kazanëve të plehrave. Ndërsa, policia përdori ujin për të shpërndarë turmat e inatosura.
Rreth 10 mijë oficerë policie në Francë dhe Belgjikë po përgatiteshin për trazira pas “Les Bleus” eliminoi Marokun nga Kupa e Botës. 2 mijë e 200 oficerë, shumë prej tyre të pajisur me pajisje për protesta, ishin të stacionuar vetëm në Paris me furgona policie dhe barrikada në Champs-Elysees.
Në disa vende, duke përfshirë Champs-Elysees, mbështetësit u përleshën me policinë, duke shkatërruar makina dhe vitrina pasi mposhtën Portugalinë në çerekfinale.
Të përfshira thellë nga lidhjet e tyre koloniale dhe flukset e punës së emigrantëve të pasluftës nga Afrika e Veriut në Francë, të dy kombet ndajnë një histori që ka formësuar identitetin dhe politikën e tyre dhe ka krijuar një marrëdhënie ndonjëherë të tensionuar.
Franca dhe Belgjika janë të dyja shtëpitë e një komuniteti të madh maroken, shumë prej të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë. Të shtunën e kaluar, kur Maroku mundi Portugalinë në çerekfinale, 20 mijë tifozë zbritën në Champs-Elysees për të festuar fitoren historike.
Në Belgjikë, policia u detyrua të mbyllte pjesë të kryeqytetit dhe qytetin port të Antwerp-it, ndërsa oficerët përdorën gjithashtu uji dhe hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat ndërsa dhuna shpërtheu pas fitores 2-0 të Marokut ndaj “Djajve të Kuq” në fazën e grupeve.
Maroku kishte një mundësi për t’u bërë kombi i parë afrikan që arrin në një finale të Kupës së Botës, por Franca tani është gati të bëhet skuadra e parë që ruan titullin e Kupës së Botës në 60 vjet të dielën.
/Albanianpost.com