VIDEO/ Aksident i rëndë në Stamboll, tramvaji ndan më dysh autobusin

Një tramvaj dhe një autobus pasagjerësh janë përplasur në Alibeyköy të Stambollit të hënën.

Si pasojë, 19 persona janë të lënduar, përfshirë katër në gjendje kritike.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi më herët këtë mëngjes afër ndalimit të tramvajit Alibeyköy kur autobusi po përpiqej të kalonte nëpër shinat e tramvajit.

Një numër i madh i ambulancave u dërguan në vendngjarje për të ndihmuar 19 personat që u lënduan.

Momenti i aksidentit u kap edhe nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Read Previous

Zhdukja e pesë bombarduesve në “Trekëndëshin e Bermudës” dhe misteri që i shoqëron ende

Read Next

Financial Times shpall Zelenskyn “Njeriun e Vitit”