VIDEO/ Aeroplani i vogël përplaset me një veturë në një autostradë

Një aeroplan privat është përplasur me një veturë teksa po përpiqej të ulej në një autostradë në Florida. Raportohet se të paktën dy persona kanë vdekur.

Një aeroplan i vogël që fluturonte nga Universiteti Shtetëror i Ohios për në Aeroportin e Napolit u përplas me një veturë në kontenë Collier, duke shkaktuar mbylljen e autostradës.

Administrata Federale e Aviacionit tha se një aeroplan Bombardier Challenger 600 u rrëzua me pesë persona në bord, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë, raporton abcnews.

Aeroplani ishte duke u përpjekur që të zbriste në pistë, por një nga motorët besohet se ka dështuar.

Më pas ka tentuar të ulej në autostradë, por është përplasur me veturën, duke shkaktuar një shpërthim.

Ndryshe, autoritetet amerikane kanë nisur hetimet rreth rastit dhe shumë shpejt do të dalin me të dhënat e para rreth aksidentit. /Telegrafi/

Read Previous

Trump zotohet të shfuqizojë kufizimet për armët nëse fiton zgjedhjet

Read Next

Biden kritikoi ashpër Kongresin gjatë takimit me Scholzin: Është një neglizhencë kriminale ndaj Ukrainës