Vetëvritet i burgosuri shqiptar në Itali, ishte dënuar me 2 vite burg

Një tjetër shqiptar ka vrarë veten në burgjet e Italisë.  28-vjeçari ndodhej në burgun e Forli e sipas Garantit rajonal për sistemin e burgjeve Roberto Cavaleri, i riu ishte sjellë në këtë institucion dënimi në mbrëmjen e 16 shtatorit, me dënimin përfundimtar 2 vite burg.

Ai u gjet i vetëvarur në qelinë ku po mbahej, natën e 17 shtatorit.

Kjo është vetëvrasja e 62 e të burgosurve në burgjet italiane dhe vetëvrasja e 7 e regjistruar në rajonin e Emilia Romagna ku ndodhi dhe ngjarja e fundit.

Pak javë më parë ishte shqiptarja Donatella Hodo, 27 vjeç, e cila u vetëvrarë me një furnelë gazi në burgun Montorio në provincën e Veronës.Fenomeni i vetëvrasjes së të burgosurve në Itali, është një alarm për vitin 2022.

Vetëm në 8 muaj e këtij viti janë regjistruar 62 vetëvrasje e një vit më parë, pra gjatë gjithë harkut të 12 muajve numri i tyre ishte 57.

“Kurrë më parë nuk ka pasur  kaq shumë vetëvrasje të burgosurish në Itali”, sinjalizon organizata Antigone e cila ka hartuar një dosjes të dhënash mbi këtë fenomen e që sinjalizon një vetëvrasje çdo 3-4 ditë, Mosha mesatare e të burgosurve që vetëvriten është 37 vjeç e 30 prej tyre, pra gati gjysma, janë me kombësi të huaj, mes të cilëve shqiptarë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ministri Faton Peci viziton disa fermerë në Gjakovë, thotë se dëmet nga vërshimet do të kompenzohen

Read Next

“PriFest” njofton se do të shfaqen dy filma në nderim dhe kujtim të Vjosa dhe Burbuqe Berishës