Vetëm pesë pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se vetëm pesë pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitale të përgjithshme.

Në trajtim janë edhe gjashtë pacientë që e kanë kaluar virusin.

Me oksigjeno-terapi  5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

5 pacientë të  konfirmuar me Covid-19 pozitivë  dhe 6 të  negativizuar post- Covid, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi  5 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë , 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Read Previous

Presidentja Osmani në Katar, merr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas

Read Next

Disa raste të përfshirjes së pyjeve nga zjarri, Policia jep detajet