Vetëm 784 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve

Në raportin e saj 24-orësh, policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur 26 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 25 me dëme materiale.

Në raport shtohet edhe se, janë shqiptuar po ashtu 784 gjoba trafiku.

Po këtyre, nga policia njoftohet edhe se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 8 persona, nga të cilët 5 janë dërguar në mbajtje, dhe një në ndalim policor.

Read Previous

Zelensky: Putin po fiton kohë për të vazhduar luftën

Read Next

Zemaj: VV-ja të hapë rrugë