Vetë-plagoset një 13 vjeçar në Gjakovë

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se në emergjencën  e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”  një person i moshës 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor.

Patrulla iu ka përgjigjur informatës dhe me të arritur në spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe i njejti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë.

Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri.
Të gjitha njësitet relevante policore iu kanë përgjigjur rastit, dhe hetimet janë në vijim.” – ka bërë të ditur Nysret Xhurkaj, Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Read Previous

Ministri Krasniqi takohet me zyrtarë të lartë amerikanë, diskutohet për bashkëpunim me komunat e Kosovës

Read Next

30 ditë paraburgim për djalin e kryetarit të Junikut, dyshohet se falsifikoi material zgjedhor për diasporën