Këtë edicion lajmesh e fillojmë me një shqetësim të vazhdueshëm të qytetarëve. Nuk janë të pakta rastet kur në rrugë të ndryshme në qytet mund të shohësh gropa të cilat pengojnë qarkullimin si të makinave ashtu edhe të këmbësorëve. Kamerat e mediumit tonë kanë regjistruar sot disa pamje ku shihet gjendje jo e mirë në shumë rrugë të qytetit.
Vështirë që gjen ndonjë rrugë pa gropa në Gjakovë