Veshjet kombëtare gjithmonë i mbijetojnë kohës

Veshjet kombëtare janë traditë e jona të cilat ruhen gjithmonë. Selvije Malazogu Gunga është njëra nga rrobaqepëset e shumta në Gjakovë, e cila këtë punë e bënë me dëshirë të madhe. Ajo është 72 vjeç e profesionin e rrobaqepëses e ka filluar nga mosha 12 vjeçare.

Malazogu Gunga shprehet se pak ka që janë duke u marrur me këtë zanat, por ka kërkesa nga të rejat që ato ti kenë veshjet tona kombëtare.

Dyqani i Selvije Malazogu Gunga është mbushur me rroba që karakterizojnë veshjen tonë kombëtare dhe ajo thotë se duhet që ky zanat të mos lihet anash dhe të vazhdoj tradita e cila është vlerë për kombin tonë.

Read Previous

Pjanic mund të jetë “nënshkrimi” surprizë i Barcelonës këtë verë

Read Next

Mbi 18 mijë turistë vendas e të huaj vizituan parkun natyror Korab-Koritnik