Verstappen: Titulli për konstrukorë ishte një dështim për Red Bull por jo për faj të Perez

Photo by: Red Bull Content Pool

Edhe pse piloti holandez Max Verstappen fitoi titullin kampion bote për pilotë vitin e kaluar, për makinën Red Bull botërori 2024 ishte një dëmtim. Makina austriake lëshoi fronin si “e pakapshme” në vitin 2023, duke u kthyer në forcën e tretë, pas McLaren dhe Ferrari.

Madje në disa gara të gjysmës së dytë të sezonit Red Bull ishte forca e katërt edhe pas Mercedes, sinjal ky që gjërat mund të jenë problematike vitin tjetër. Ai që pagoi shtrenjtë këtë rezultat ishte piloti meksikan Sergio Perez, apatik në gjysmën e dytë të sezonit dhe u largua nga skuadra (u zëvendësua nga Liam Lawson).

Gjithsesi, Verstappen e mbron ish-shokun e skuadrës: “Padyshim që ishte një dështim i mjerueshëm. Ishte një vit i vështirë për Checo dhe mendoj se nuk ishte gjithmonë faji i tij. Kishim edhe një makinë shumë të vështirë në atë kohë. Nuk ishte tërësisht faji i tij që gjërat shkuan kaq keq”.

“Problemi më i madh që kishim vjet ishte se makina nuk po funksiononte, ishte shumë e vështirë për t’u drejtuar. Ishte e njëjta gjë edhe për mua. Duhej të kishim filluar të punonim më herët, sepse kjo do ta kishte ndihmuar shumë edhe atë. Në një moment të caktuar të vitit gjërat u bënë shumë të vështira, kjo nuk është e mirë për besimin dhe disa pilotë janë më të ndjeshëm se të tjerët”, shtoi Verstappen. /Telesport.al/

Read Previous

Gjykata e Lartë pritet të mbështesë ndalimin e platformës Tik-Tok në SHBA

Read Next

Polonia dhe Ukraina bien dakord për zhvarrosjen e viktimave të masakrës së Luftës së Dytë Botërore në Volhynia