Verma shkruan për takimin me Kurtin

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Verma përmes një shkrimi në rrjetin social X tha se në këtë takim premtoi mbështetjen e SHBA’së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj.

Ai mes tjerash shtoi se koordinimi mes qeverive është thelbësor për një partneritet konstruktiv.

”Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Premtova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj dhe e falënderova Kryeministrin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe afganëve në nevojë. Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv”, shkroi Verma.

Read Previous

Leverkuseni fiton derbin ndaj Dortmundit

Read Next

Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles