Vendimi i ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flitet për vendimin të ZRrE-së për shtrajtimin e energjisë elektrike e po ashtu për ndikimin e tij në sektorin privat.

Më herët Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësur se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind, duke kritikuar keqpërdorimin e situatës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ishte shprehur se Kosova duhet të ketë më shumë prodhime vendore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.

Sipas njoftimit konferenca mbahet nga ora 12:00./express/

Read Previous

Osmani në kampin Mauthausen të Austrisë

Read Next

Conte: Napoli humbi bonusin