Rezultatet zhgënjyese në play-off-et këtë javë nënkuptojnë se Italia është parakaluar nga Spanja në garën për vendin e pestë, shtesë, në Champions League për sezonin 2025-26.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para të play-off-it dhe mund të kthejnë situatën javën e ardhshme me takimet e kthimit.
Atalanta humbi nga Club Brugge, 2-1, dhe Milan-i u mund 1-0 nga Feyenoord-i në Champions League, ndërsa Juventus-i mori të vetmen fitore duke e mposhtur PSV Eindhoven 2-1.
Në Europa League, Roma u barazua 1-1 në ndeshjen në transfertë ndaj Porto-s.
Me skuadrat spanjolle që ecën aq mirë në play-off këtë javë, kjo ka pasur një efekt të madh për renditjen e UEFA-s për sezonin 2024-25.
Real Sociedad-i fitoi 2-1 në transfertën e Midtjylland-it, ndërsa Real Betis-i triumfoi 3-0 në transfertën e Borac-ut.
Dy vendet e para do të marrin vendin e pestë, shtesë, në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Anglia ka qenë në krye për pjesën më të madhe të sezonit dhe ka mbetur atje, por Spanja tani ka kaluar Italinë për të zënë vendin e dytë.
Gjermania dhe Portugalia janë praktikisht në vendin e katërt dhe të pestë, të ndjekura nga Franca në vendin e gjashtë. /Albanianpost.com
Renditja e UEFA-s 2024-25:
1.Anglia 20,892 pikë;
2.Spanja 18,035 pikë;
3.Itali 17,687 pikë;
4.Gjermani 15,421 pikë;
5.Portugalia 15,350 pikë;
6.Francë 14,214 pikë.