Vendet më miqësore në Evropë për vitin 2023

Nuk ka dyshim që një nga përbërësit më të rëndësishëm në recetën e një pushimi të paharruar, janë njerëzit që takojmë gjatë rrugës.

Banorët lokalë miqësorë që ju presin ngrohtësisht dhe duan t’ju ndihmojnë të bini në dashuri me vendin e tyre, mund ta kthejnë një udhëtim mesatar në një udhëtim që do ta mbani mend gjihtmonë.

Në bazë të sondazhit ‘Readers’ Choice Awards 2023′, revista e udhëtimit Conde Nast Traveler ka publikuar listën me dhjetë vendet me miqësore në Evropë, ku mikpritja krahëhapur është gjithmonë në itinerar.

Raporte të panumërta globale e kanë quajtur vazhdimisht popullin e Irlandës si më miqësor dhe më mikpritës për vizitorët, ndërsa lexuesit e Conde Nast Traveler ndihen njësoj, duke e votuar atë si vendin më miqësor në Evropë.

Në renditje pasojnë Sllovenia dhe Rumania, në pozitat dy dhe tre, respektivisht, ndërsa Skocia dhe Islanda mbyllin top-pesëshen.


Lista me dhjetë vendet më miqësore në Evropë për vitin 2023:

1. Irlanda
2. Sllovenia
3. Rumania
4. Skocia
5. Islanda
6. Norvegjia
7. Portugalia
8. Danimarka
9. Malta
10. Kroacia

Read Previous

Si do të duket Qendra Olimpike në Bërnicë për Lojërat Mesdhetare 2030?

Read Next

Ndryshime të mëdha në vitin 2024 në Gjermani – Nga taksat, pagat deri tek pensionet