Vëllaznimi vazhdon kryesimin, mposht Besën me rezultat 4-0

Skuadra e Vëllaznimit ka vazhduar ecurinë e mbarë të rezultateve, ku edhe në ndeshjen që ka zhvilluar sot, ka arritur ta mposhtë skuadrën e Besës me rezultat 4-0, duke e vazdhuar kështu kryesimin e Ligës së parë me 13 pikë të grumbulluara.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje, pavarësisht rasteve që u krijuan nga të dyja skuadrat, nuk u shënua asnjë gol, por në pjesën e dytë skuadra e udhëhequr nga Granit Begolli, arriti që në minutën e 50 t’i hapë llogaritë e kësaj ndeshjeje duke shënuar gol përmes futbollistit Anton Marku, ndërsa 4 minuta më pas epërsinë e gjakovarëve e dyfishoi Rron Rogova.

Një ndërhyrje e futbollistëve të Besës ndaj futbollistëve të Vëllaznimit në zonën e rrezikut, shkaktoi penalti, të cilën në gol e konretizoi Albin Prapashtica.

Ndërsa për rezultatin, 4-0, me të cilin u përmbyll kjo ndeshje, u përkujdes Lek Vula, i cili 4 minuta para fundit shënoi golin e fundit për skuadrën e Vëllaznimit.

Kujtojmë që Vëllaznimi deri më tani ka zhvilluar 5 ndeshje, ku ka regjisturar 4 fitore dhe një barazim.

Read Previous

LVV viziton banorët në rrugën “Martirët Dinaj” në Gjakovë- KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

LDK viziton fshatin Qerim në Gjakovë- KRONIKË ZGJEDHORE