KB “Vëllaznimi” triumfoi ndaj KB “Peja” me rezultat 73:65 në palestrën “Shani Nushi”, duke regjistruar një fitore të rëndësishme për ecurinë e tyre në sezon.
Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë dhe rivalitet të madh, ku skuadra vendase arriti të kontrollojë tempon e lojës dhe të ruajë epërsinë në momentet vendimtare.
Lojtarët e Vëllaznimit treguan disiplinë të lartë në mbrojtje dhe shënuan pikë të rëndësishme në sulm, duke iu kundërvënë sulmeve të Pejës që kërkonte të përmbyste rezultatin.
Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 13 pikë e 13 kërcime, kurse Shizz Alston e ndihmoi me 28 pikë, derisa Shahade Wells ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Kjo fitore tregon se Vëllaznimi është në rrugën e duhur për të vazhduar me performanca të larta në kampionat, ndërsa Peja u largua nga Gjakova me një humbje. /tvsyrivision/