Vëllaznimi ruan kreun e tabelës duke shënuar fitoren e pestë rresht

Në ndeshjen e zhvilluar në Drenas, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë të futbollit të Kosovës, skuadra e KF Vëllaznimit përmes përmbysjes së rezultatit ka arritur ta shënojë fitoren e pestë rresh, duke e ruajtur kështu kreun e tabelës në Ligën e Parë me 16 pikë të grumbulluara.

Ishte skuadra vendase, Drenasi që fillimisht kaloi në avantazh, por më pas golat e shënuar nga Florim Bërbatovci dhe Enbija Shehu, ia sollën Vëllaznimit tri pikët e radhës.

Në xhiron e shtatë të kësaj lige, skuadra e KF Vëllaznimit e pret Trepçën ’89, kurse Drenasi takohet me Besën.

Read Previous

Studim: COVID mund t’i infektojë qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë

Read Next

Amazon lanson “Astro”, robotin e saj të parë shtëpiak