Vëllaznimi shënon fitoren e parë për stinorin pranveror

Sulmuesi i ekipit gjakovar, Jurgen Gjini, ka shënuar dy-golësh në Prizren, për t’i sjellë ekipit të tij fitoren e parë në pjesën pranverore të stinorit. Vëllaznimi dje ka arritur të mposht A&N në Korishë të Prizrenit, me rezultat të ngushtë, 1-2, ndërsa Gjini ka shënuar dy herë, duke dhënë një gol në pjesë të parë dhe një në të dytën. Kjo fitore për Vëllaznimin ka qenë jetike, pasi që pas gjashtë xhirove pranverore ku ka shënuar 3 barazime dhe ka pësuar 3 humbje, gjakovarët më në fund shënuan fitore. Ky rezultat ka bërë që skuadra e Vllëaznimit të krijojnë një distancë solide nga Vushtrria që është e fundit dhe rrezikon rënien nga Liga e Parë.

Read Previous

​Vaksinohen 2 mijë e 419 punëtorë shëndetësorë

Read Next

465 TË SHËRUAR DHE 680 RASTE ME COVID-19!