Sot me fillim nga ora 20:00 në palestrën Shani Nushi në Gjakovë, Vëllaznimi është nikoqir I çerekfinales së dytë të Superligës së Basketbollit të Kosovës, ku do të përballet me skuadrën e Yllit, e cila aktualisht është kampione e Kosovës në Basketboll.
Suharekasit tashmë veç se kanë regjistruar fitoren e parë me rezultatin 111 – 86 në kuadër të çerekfinales së parë e cila u zhvillua në palestrën 13 Qershori në Suharekë.
Kujtojmë që Ylli stinorin e rregullt e kishte përfunduar në pozitën e 3-të me një bilanc prej 20 fitoreve e 8 humbjeve, ndërsa Vëllaznimi sezonin e rregullt e kishte mbyllur në pozitën e 6-të me një bilanc prej 9 fitoreve e 19 humbjeve.
/TvSyri/