Vëllai god*et motrën binjake me thikë

Një vajzë e moshës 14 vjeçare është goditur me mjet të ftohtë thikë nga vëllai i saj binjak. Siç merr vesh Tv Syri Vision, rasti është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë nga drejtori i shkollës pasi i njëjti kishte vërejtur në duar të nxënëses të gërvishtura. Është siguruar prezenca e viktimës dhe të dyshuarit, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe po ashtu edhe i dyshuari është intervistuar nga QSP dhe avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që kundër të dyshuarit të iniciohet rasti “Dhunë në Familje” dhe të ndalohet për 24 orë.

Read Previous

Gola-Gunga: Roli i mamisë është thelbësor në kujdesin shëndetësor të grave