Vedat Muriqi pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi thuhet se është gati ta kompletojë transferimin e tij nga Lazio dhe Mallorca.

Telenovela e gjatë e lidhur me largimin e Muriqin nga Lazio këtë afat kalimtar të verës, është drejt fundit.

Sulmuesi prizrenas pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca në La Liga, aty ku shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të fundit.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Mallorca e ka ngritur ofertën për sulmuesin deri në 10 milionë euro që kërkonte presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Dy klubet thuhet se po diskutojnë tashmë për bonuset dhe nuk ka ndonjë befasi, pasi transferimi pritet të kompletohet.

Klubi iberik do të gjejë së shpejti golat e kërkuar nga sulmuesi i Kosovës, pasi ai kaloi një formë të mirë nga janari deri në qershorin e kaluar.

Muriqi kohëve të fundit ishte i lidhur edhe me një transferim te Club Brugge, por në fund gjithçka dështoi. 

/Telegrafi/

Read Previous

S’ka termine për viza Schengen deri në mes të shtatorit

Read Next

Vala e të nxehtit “pjek” Evropën, OKB paralajmëron vapë ekstreme