Vdes prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka drejtuar familjes Fejza telegram ngushëllimi pas vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza.

Lumezi i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Fejza.

“Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim, prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe më dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit Ibrahim. Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë humbi një profesionist të madh. Me këtë rast, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”.

“Prokurori Ibrahim Fejza do të mbetet në kujtesën tonë si shembull i një njeriu dhe profesionisti që më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë i shërbeu institucionit të Prokurorit të Shtetit”, shkruan Lumezi. /Telegrafi/

Read Previous

Ceremonia “Oscar” do të zhvillohet pa prezantues

Read Next

FFK-ja shpjegon domethënien e “rrotës” në logon e re, thotë se është me motive dardane