Vdes një person, iu keqësua gjendja derisa ishte duke fikur zjarrin

Një person ka humbur jetën në Viti, pasi që i njëjti derisa ishte duke fikur zjarrin në një fushë i është keqësuar gjendja.

Policia ka njoftuar se viktima kishte shkuar në emergjencë pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read Previous

Biden: Kandidoj për rizgjedhje në 2024 për të mbrojtur demokracinë nga Trump

Read Next

Begaj në Forumin e OKB-së: Shqipëria është në rrugën e zhvillimit të përshpejtuar