Vdes një foshnje në QKUK, policia po e heton rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”

Një foshnje e porsalindur ka vdekur, të enjten rreth orës 14:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur, se vdekjen e foshnjës së porsalindur e ka njoftuar një personi, i cili pasi ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.

Rasti nga Policia e Kosovës, është cilësuar si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport e Policisë së Kosovës. /Albanianpost.com

Read Previous

Hovenier: E bëj gjumin rehat natën kur e di se ushtarët amerikanë janë në veri

Read Next

DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm