Vdes një 24-vjeçare me koronavirus, pak ditë pasi lindi foshnjën

Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur mbrëmë në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ajo ka vdekur pas qëndrimit disaditor në këtë njësi të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili tha në një përgjigje për Gazetën Sinjali se e ndjera ishte operuar më 29 mars, dhe po të njëjtën ditë, ishte transferuar në Klinikën Sportive, e më pas në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ku edhe ka vdekur.

Sipas tij, ajo kishte shkuar me COVID-19 në Gjinekologji në javën e 34-të, kur edhe është operuar.

Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Read Previous

22 vjet nga Beteja e Koshares

Read Next

Mushkolaj – VV’së: Kthejani PDK-së mandatin e vjedhur