Vdes në një aksident trafiku djali i legjendës gjermane Michael Ballack

Michael Ballack në zi. Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i njohur i kombëtares gjermane, ka humbur djalin e tij ditën e sotme në një aksident rrugor.

Emilio Ballack ishte vetëm 18 vjeç, por aksidenti fatal që ka ndodhur në Lisbonë të Portugalisë i ka marrë jetën në lule të rinisë.

Mediet portugeze raportojnë se incidenti tragjik me mjetin e tij lëvizës me katër rrota, ndodhi në një ngastër toke pranë një shtëpie që Michael Ballack e bleu disa vjet më parë.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e Ballack që ish-futbollisti gjerman ka me ish-gruan: Simone Lambe. Ai lindi në vitin 2002, një vit pas djalit të madh, Louis, dhe tre vjet para se më i riu, Jordi.

Michael Ballack është aktivizuar me klube si Bayern Munchen, Bayer Leverkusen dhe Chelsea, teksa zhvilloi 98 ndeshje (42 gola) me “Pancerat”.

44-vjeçari u tërhoq nga futbolli profesional në 2012 dhe konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të Gjermanisë të të gjitha kohërave. /abcnews.al

Read Previous

E keni pyetur ndonjëherë veten- Pse e prekim kaq shumë fytyrën?

Read Next

Dy klube italiane të interesuara në transferimin e Xherdan Shaqirit