Vdes legjenda që nokautoi 68 boksierë

Earnie Shavers gjatë një meçi me Muhammad Ali

Boksieri legjendar amerikan Earnie Shavers, në vitin 1970 fitoi një reputacion si boksieri që dha grushtet më të forta, vdiq të enjten – vetëm një ditë pasi mbushi 78 vjeç.

Karriera e Shavers filloi nga viti 1969 dhe përfundoi në 1995, por ai pati luftimet e tij më të mira në vitet 70-ta.

Ai njihej me pseudonimet “Shkatërruesi” dhe “Goditjet e Shekullit” dhe kishte një rekord prej 74-14-1 dhe 68 nokaut në karrierën e tij.

Ai luftoi për titujt e peshave të rënda me Muhammad Ali dhe Larry Holmes dhe do të mbahet mend meçi i tij me Aliun në “Madison Square Garden” në shtator të vitit 1977.

Zhvilloi 15 runde dhe vendim unanim i gjyqtarëve ishte për Muhammad Ali, kampion.

Fitorja më e madhe në karrierë e Shavers ishte padyshim ajo në mars të vitit 1979 kur ai mposhti Ken Norton në raundin e parë.
Shkaku i vdekjes së Ernie Shavers aktualisht nuk dihet./Botasot/

Read Previous

Dy vetaksidente kanë ndodhur sot në Gjakovë

Read Next

Edicioni “GJAKOVA TRAIL 2022” mbahet me 10 shtator