Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e tij.
Nikollë Perkaj ishte njëri nga kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës. Përveç kësaj, ai ushtronte edhe detyrën e kryetarit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, duke qenë aktiv në jetën politike e publike të vendit.
Vdekja e tij ka ngjallur reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë, të cilët e kujtojnë si një njeri të përkushtuar dhe me vullnet për t’i shërbyer komunitetit.
Vdes kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj