Ka humbur jetën në QKUK një qytetare e nga Malisheva. E njëjta kishte qenë në trajtim mjekësor, për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur më 22 dhjetor 2023.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë dje.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Malishevë 22.12.2023-00:50. Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Reporteri.net/